Djali i Hueyda El Saied feston ditëlindjen, partneri i saj i preku të gjithë me dedikimin e tij

Mediale Vip

Djali i Hueyda El Saied feston ditëlindjen, partneri i saj i preku të gjithë me dedikimin e tij

Më: 11 janar 2023 Në ora: 21:11
Hueyda El Saiden, me djalin Gabriel dhe bashkëshortin Thierry

Ishte tronditëse ndarja e parakohshme nga jeta e Hueyda El Saiden në nëntor të 2021. Ajo humbi betejën me një sëmundje të rëndë, duke lënë zemërthyer gjithë publikun shqiptar. 

Hueyda la pas djalin Gabriel dhe bashkëshortin Thierry, të cilët kanë gjetur forcë tek njëri-tjetri pas humbjes së saj. 

Sot Gabrieli feston ditëlindjen e 8-të  dhe Thierry në këtë ditë të veçantë ka bërë një dedikim prekës për të birin që po rritet me mungesën e nënës së tij. 

“Gëzuar ditëlindjen biri im i mrekullueshëm!! 8 vjeç sot sa djalë i madh tani!! Jam shumë krenar për ty Gabriel! Te dua shume!! Më të fortë së bashku!! Babi yt”, shkruan Thierry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat