“A di çka të bëj unë ty”, Ana rrëfen se si Shota deshi t’ia rrah motrën në sallon ondulimi

Mediale Vip

“A di çka të bëj unë ty”, Ana rrëfen se si Shota deshi t’ia rrah motrën në sallon ondulimi

Më: 16 janar 2023 Në ora: 07:02
Këngëtarja Ana Kabashi

Këngëtarja Ana Kabashi e ftuar në Big Talk, këtë të diel, rrëfeu për një rast që i kishte ndodhur motrës së saj në një sallon ondulimi më aktoren, Shota Baraliu.

“Shota i është drejtuar motrës sime, duke i thënë ‘a di ti çka të bëj unë ty me bo me ma përmend emrin’. Këso lloj kërcënimesh mori motra, më pas kur janë futur në një pjesë ku njerëzit pushojnë, Shota prapë i ka thënë ‘eja këtu, ta tregoj qejfin’”, tha Ana.

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip Kosova tha se nuk dëshiron ta takojë më kurrë aktoren, Shota Baraliu.

“Shyqyr që nuk ka ardhur, sepse unë nuk dua ta shoh më atë njeri . S’ka çka të sqarohem me një njeri që s’dëshiron të sqarohet me vetveten”, shtoi Ana.

Ana dhe Shota, ishin bashkë pjesë e spektalit ku edhe kanë pasur diskutime të ashpra brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat