Merita Halili flet si rrallëherë për jetën e saj private, tregon si u njoh me burrin dhe rrëfehet për vajzat e saj

Mediale Vip

Merita Halili flet si rrallëherë për jetën e saj private, tregon si u njoh me burrin dhe rrëfehet për vajzat e saj

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:21
Merita Halili

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Merita Halili, tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” të pathënat për jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjera, Halili, e pyetur nga fëmijët e kastit foli për historinë e dashurisë së saj dhe mënyrën se si u njoh me bashkëshortin.

“Unë e dashurova shumë sepse më tërhoqi shumë firzamonika e tij, dhe ai e pëlqeu shumë zërin tim.”

Halili ka folur edhe për vajzat duke treguar profesionet e tyre, teksa ka rrëfyer se njëra prej të bijave ka nisur rrugën e artit.

“Jam shumë e lumtur që kam 3 vajza sepse kush ka vajza, botën ka.

Vajza e madhe mëson fëmijët që kanë probleme me autizëm, vajza e dytë po lufton që të bëhet dentiste dhe vajza e tretë vazhdon rrugën për jazz."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat