Surpriza e Vedatit përfshin edhe performancën e artistit shqiptar

Mediale Vip

Surpriza e Vedatit përfshin edhe performancën e artistit shqiptar

Më: 17 mars 2023 Në ora: 21:36
Vedat Bajrami

Sonte është finalja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Për pesë finalistët e këtij edicioni, Artan Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, votimet mund të bëhen nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq, përveç kurorëzimit të fituesit/es sonte, mbrëmja ka rezervuar shumë surpriza për banorët dhe shikuesit.

Vedati gjatë gjithë qëndrimit të tij ka përmendur vajzat dhe sa shumë i mungojnë mirëpo sonte, vogëlushet do të befasojnë babain finalist dhe gjithashtu pjesë e befasisë së tij është edhe performanca e Sinan Vllasaliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat