Dramat mbretërore nuk kanë fund, të gjithë të zhgënjyer nga Princi Harry

Mediale Vip

Dramat mbretërore nuk kanë fund, të gjithë të zhgënjyer nga Princi Harry

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:53
Princi Harry

Pas lajmeve se Princi Harry do të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles muajin e ardhshëm, burime të brendshme pretendojnë se ai ka të ngjarë të mos pranohet nga anëtarët e familjes mbretërore. Tashmë të gjithë e dinë që Duka i Sussex-it ka shkaktuar një valë polemikash me publikimin e dokumentarit të tij të Netflix dhe autobiografisë “Spare”, ku ai u tregoi rreth sekreteve mbretërore.

Pas shumë diskutimesh nëse Harry do të ishte në kurorëzimin e babait të tij në 6 maj dhe pas konfirmimit që do të marrë pjesë, zërat e thashethemeve nuk janë shuar pasi Harry nuk do të shoqërohet nga Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle. Ky lajm bëri bujë të madhe në rrjet duke theksuar problemet në familjen mbretërore.

Burimet treguan se Harry nuk do të qëndrojë gjatë festimeve të plota të kurorëzimit të cilat zgjasin 3 ditë dhe as nuk do të shihet në ballkonin e famshëm gjatë ceremonisë ashtu si familjarët e tij. Arsyeja përse duket se është mungesa e komunikimit midis tij dhe pjestarëve të familjes mbretërore. Sipas gazetave ndërkombëtare, Harry tani ka vetëm dy aleatë, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, me të cilat ka ruajtur marrëdhënie të mira dhe takohen shpeshherë në Kaliforni. Ndërkohë, sa i përket të afërmve të tjerë të princit, duket se ata nuk kanë “asnjë interes” që të flasin me Harry-n përveç përshëndetjeve të zakonshme për të ruajtur sensin e etikës në syrin e publikut.

Princi William nuk ka dëshirë të flasë me vëllain e tij pasi burimeve pranë tij tregojnë se është i lënduar nga sjellja e vëllait që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II. Camilla, bashkëshortja e mbretit gjithashtu thuhet se nuk ka marrëdhënie aspak të mira me Dukën e Sussex-it, pasi në autobiografinë “Spare”, Harry e kishte quajtur “njerkë e keqe” dhe “ajo gruaja tjetër”. Mbreti Charles nuk i ka pritur aspak mirë këto deklarata dhe sipas tij Harry ka kapërcyer çdo kufi. Princi ka akuzuar edhe babanë e tij në libër duke e quajtur të ftohtë dhe se taktika e tij e prindërimit është mbytëse dhe aspak e shëndetshme. Nuk dihet ende sesi pjestarët e familjes mbretërore do të sillën gjatë ditës më të rëndësishme të Charles, dhe as nëse ekziston akoma një marrëdhënie formale mes tyre dhe Meghan Markle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat