Dua Lipa koncert në Beograd? Gazetari tregon sa shanse ka që të ndodhë: Është shokuese ajo që thuhet në Serbi

Mediale Vip

Dua Lipa koncert në Beograd? Gazetari tregon sa shanse ka që të ndodhë: Është shokuese ajo që thuhet në Serbi

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:00
Dua Lipa

Një skandal është shënuar në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Gazetari Vullnet Krasniqi tha në emisionin Good Morning Albanians se serbët kanë tentuar ta fusin këtë flamur edhe në koncerte të këngëtares Dua Lipa, por nuk janë lejuar.

Ai u shpreh se Dua Lipa nuk ka mbajtur kurrë një koncert në Beograd, por tregoi se gjatë qëndrimit të tij 6 mujor në kryeqytetin e Serbisë ka parë se në çdo bar dhe kafene dëgjoheshin vetëm këngët e Dua Lipës.

Madje, sipas tij në Beograd pretendohet se Dua Lipa është serbe.

“Dua Lipa nuk ka bërë asnjëherë koncert në Beograd, edhe pse unë kam jetuar 6 muaj në Beograd dhe këngët që kam dëgjuar më shumë nëpër kafene kanë qenë të Dua Lipës, domatet kanë qenë të Lezhës. Ata po t’i pyesësh, Dua Lipa është e Serbisë, ka emisione të tëra televizive ku flitet për origjinën serbe të Dua Lipës dhe Rita Orës. Niveli i gënjeshtrave dhe propagandës që në Serbi thuhen është shokuese”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat