100 mijë euro për Luizin, Fisnik Syla: I janë bërë padrejtësi, kam folur me motrën e tij

Mediale Vip

100 mijë euro për Luizin, Fisnik Syla: I janë bërë padrejtësi, kam folur me motrën e tij

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:20
Luiz Ejlli dhe Fisnik Syla

Biznesmeni shumë i përfolur në Belgjikë, Fisnik Syla i cili u martua pak kohë më parë me këngëtaren Fjolla Morina, duke bërë bujë në media, veçanërisht pas ndarjes së tyre, kohëve të fundit bëri bujë sërish me deklaratën e tij se do t’i dhuronte Luizit të Big Brother Vip, 100 mijë euro, nëse ai nuk e fiton këtë edicion.

”Ajo deklaratë erdhi kur një ndjekës në Insta më pyeti se çfarë do të bëja unë dhe u nxita të jepja një shpjegim, por lajmi u bë shumë viral dhe portalet e shpërndanë nga të katër anët, ndërsa për shkak të fotos me lekë kam patur dhe problem me policinë këtu ku jetoj”, tha Fisniku në një lidhje direkte nga Belgjika, teksa u pyet nga moderatorja për deklaratën.

Ai shtoi se i qëndron ende deklaratës dhe mendon se Luizi e meriton fitoren, i janë bërë shumë padrejtësi dhe është i vetmi që ka sakrifikuar shumë, duke i bërë ballë lojës në grup.

”Kam folur gjatë kësaj kohë me motrën e Luizit dhe jam i gatshëm t’a mbështes me çdo gjë që atij do i duhet, ndërsa ajo që vendos të bëj me paratë e mia është vendimi im personal”, u shpreh më pas Fisniku.

I pyetur nga moderatorja se pse ai mbështet vetëm Luizin dhe askënd tjetër, Fisniku tha se sipas tij, ai është i vetmi njeri që ka duruar shumë, duke treguar një forcë të madhe luani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat