Bebe Rexha publikon një fotografi nga fillimet e karrierës ku dukej shumë më ndryshe se sot

Mediale Vip

Bebe Rexha publikon një fotografi nga fillimet e karrierës ku dukej shumë më ndryshe se sot

Më: 8 maj 2023 Në ora: 17:43
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një nga ato personazhe që gjithmonë komentohet për dukjen e saj.

Kohëve të fundit është vënë në vëmendjen e mediave rozë fakti se 33-vjeçarja ka shtuar shumë në peshë, e që vet ajo e ka shpjeguar këtë si një problem shëndetësor.

Rexha ka treguar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike dhe se ilaçet që merr për ta trajtuar këtë çrregullim, kanë efekt anësor shtimin në peshë.

Image
Bebe Rexha

Sido që të jetë, artistja me origjinë shqipotare ishte krejt ndryshe në fillimet e karrierës në vitin 2010, kur nuk e nisi karrierën solo por si pjesë e një grupi të quajtur “Black Cards”.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi të realizuar shumë vite më parë, kur ajo ishte shumë e dobët dhe zeshkane.

Me kalimin e viteve, Bebe Rexha bëri një ndryshim drastik në dukje duke u shndërruar në një bionde të theksuar dhe duke shtuar disa kilogramë.

Artistja shqiptare me famë botërore është duke shijuar së fundmi suksesin e albumit të saj më të ri, “Bebe”, të cilin e nxori në shitje para disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat