Të enjten publikohet projekti i ri i Era Istrefit

Mediale Vip

Të enjten publikohet projekti i ri i Era Istrefit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 21:57
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka gati një projekt të ri muzikor.

Autorja e hitit “Bebe” ka zbuluar për fansat e saj se kënga më e re nga ajo do të publikohet ditën e nesërme (e enjte).

Era ka postuar një imazh tejet provokuese ku shihet me veshje të shkurtër ngjyrë ari, teksa qëndron para një pikture.

“Ta du, ta du..kallxom kon? Nesër 6pm”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo vjen pas këngës “Idiot” që Era publikoi në fund të dhjetorit 2022 dhe u prit mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë, këngëtarja pritet që përgjatë sezonit veror të jetë e pranishme edhe me mbrëmje muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat