Tayna sjell këngën e re “Kalle”

Mediale Vip

Tayna sjell këngën e re “Kalle”

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:41
Tayna

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re.

“Kalle” mban titullin projekti, të cilin e ka sjell të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Këngëtarja ka bërë një paraqitje të veçantë në videoklip duke qenë se shquhet edhe për stilin.

Teksti është shkruar nga vet reperja në bashkëpunim me Geson, ndërkohë që producimi u bë nga Big Bang.

Videoja në anën tjetër i është besuar produksionit të njohur shqiptar, Entermedia.

Siç thotë Doruntina Shala (emri i vërtetë), kjo këngë iu dedikohet të gjitha çifteve që janë ndarë, për t’ua bërë me dije partnerëve se çfarë kanë humbur.

Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të Friends Entertainment. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat