18-vjeçarja e shpallur “Miss Shqipëria”: Dëshiroj të studioj për arkitekturë

Mediale Vip

18-vjeçarja e shpallur “Miss Shqipëria”: Dëshiroj të studioj për arkitekturë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:17
Sonia Sallaku

Sonia Sallaku, e kurorëzuara si vajza më e bukur në “Miss Shqipëria 2023”, ishte këtë të martë e ftuar në Euronews Albania, ku ka treguar më tepër rreth emocioneve që i ka sjellë kjo eksperiencë. Ajo ka folur gjithashtu për planet e saj për të ardhmen.

18-vjeçarja Sallaku e cila merret me palestër dhe kërcim tha se këtë kompeticion të bukurisë e shikon edhe si një trampolinë për të ardhmen e saj.

Gjithashtu ajo u shpreh se ka ndërmend të qëndrojë në Shqipëri për studimet dhe dëshira e saj është të studiojë për arkitekturë.

“Studimet do i mbaroj këtu, preferoj të vazhdojë për arkitekturë, por nuk e kam vendosur akoma”, tha Sonia Sallaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat