Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik poston fotot e vogëlushit

Mediale Vip

Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik poston fotot e vogëlushit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:12
Boris dhe Carrie Johnson

Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër të një djali. Në muajin maj, çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre.

Ishte gruaja e tij, Carrie, ajo që bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se fëmija ka lindur më 5 korrik në orën 9:15 të mëngjesit.

Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson. Carrie ndau edhe disa foto të vogëlushit ku ajo shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.

59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në maj 2021. Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler, si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat