Pas Kylian Mbappe – Kim Kardashian shihet në shoqëri të Erling Haaland, tifozët i frikësohen ‘mallkimit’ të saj

Mediale Vip

Pas Kylian Mbappe – Kim Kardashian shihet në shoqëri të Erling Haaland, tifozët i frikësohen ‘mallkimit’ të saj

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:04
Kim Kardashian

Erling Haaland ka pozuar për një fotografi me Kim Kardashian, duke shkaktuar frikën se ai mund të goditet nga “mallkimi” i saj.

Dyshja janë të dy ambasadorë të markës për gjigantët italianë” Dolce & Gabbana”.

Ata së fundmi janë takuar në një event të D&G, dhe u panë duke buzëqeshur teksa kanë pozuar për një foto së bashku, shkruan The Sun.

Kardashian , 42-vjeçare, mori pjesë në një ndeshje të Arsenalit në mars.

Ajo vizitoi Emirates së bashku me djalin Saint, ndërsa Topçinjtë u rrëzuan nga Europa League ndaj Sporting Lisbonës.

Arsenali më pas dështoi për titull – me shumë tifozë që fajësuan ylli për “mallkimin Kardashian”.

Pas takimit të Haaland me yllin televiziv, disa tifozë bënë shaka se norvegjezi mund të ishte viktima e fundit.

Fansat kishin shqetësime të ngjashme kur Kardashian u pa me Kylian Mbappe javën e kaluar.

Dyshja ishin të dy në mesin e të famshmëve që morën pjesë në festën e katër korrikut të miliarderit Michael Rubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat