Capital T të mërkurën publikon këngën e re "M’ka marr malli"

Mediale Vip

Capital T të mërkurën publikon këngën e re "M’ka marr malli"

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 16:42
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka paralajmëruar rikthimin me një këngë të re.

Artisti nga Prishtina njoftoi fansat se një këngë e re nga ai pritet të publikohet përgjatë kësaj jave.

Trim Ademi (emri i plotë) ka shpërndarë disa foto të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, ndërsa zbuloi se projekti i ri publikohet të mërkurën, më 19 korrik.

“Malli m’ka marr”, e mërkurë, ora 17:00, mezi po pres me e lansuar”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që kënga e fundit e Capital T është bashkëpunimi me këngëtaren Samanta Karavella “Jena 2”.

Përveç kësaj, reperi mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte të shumta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat