Luiz Ejlli rikthehet fuqishëm në ekran, ja ku do të konkurrojë

Mediale Vip

Luiz Ejlli rikthehet fuqishëm në ekran, ja ku do të konkurrojë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 08:52
Luiz Ejlli

Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku u shpall edhe fitues, Luizin nuk e kemi parë më në emisione pasi tanimë është përqëndruar në projektet jashtë televizionit dhe koncertet. Por nuk do presim gjatë dhe Luizin mesa duket do e shohim sërish në ekran.

Luizi do të konkurrojë për në Eurovision 2024.

Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin dhe shton: "Së shpejti".

Image
Postimi i Qafokut

Për të shkuar në Eurovision 2024, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor. Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 me këngën "Zjarr e ftohtë", prandaj kjo eksperiencë nuk do jetë e re për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat