Kelly Clarkson nuk ka plane për romanca pas divorcit

Mediale Vip

Kelly Clarkson nuk ka plane për romanca pas divorcit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:53
Kelly Clarkson

Këngëtarja e njohur amerikane Kelly Clarkson thotë se nuk ka në plan të krijojë një lidhje sepse po e adhuron jetën si beqare.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Clarkson ndau për fansat se sa e vështirë ka qenë periudha pas divorcit nga ish-bashkëshorti Brandon Blackstock.

“A kam të dashur? Jo! Dhe as nuk jam duke kërkuar. E dini pse? Më pëlqen të jem beqare”, tha artistja e njohur.

Që kur ajo publikoi albumin e saj të fundit, Chemistry, shumë fansa kanë aluduar se shumica e këngëve i dedikohen ish-bashkëshortit të saj, por edhe periudhës pas divorcit që u finalizua vitin e kaluar.

Albumi tregon uljet dhe ngritjet e një marrëdhënieje të kaluar. Megjithatë, ajo ka treguar se transferimi në qytetin e New Yorkut për shfaqjen e saj televizive e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë të kalojë këtë periudhë të vështirë.

Fituesja e çmimit Grammy  ka treguar gjithashtu se edhe dy fëmijët e duan shumë jetën e re. Clarkson ka vajzën River Rose, nëntë vjeç dhe djalin Remington Alexander, shtatë vjeç, me ish-bashkëshortin Blackstock.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat