A është Gold Ag ekstremist në tekstet e tij? – “Jam direkt, kështu jam dhe në realitet”

Mediale Vip

A është Gold Ag ekstremist në tekstet e tij? – “Jam direkt, kështu jam dhe në realitet”

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:17
Gold Ag

Rap-artisti i njohur shqiptar, Arian Agusha apo siç njihet ndryshe Gold Ag, në emisioni “Gallatë” ka treguar gjithçka rreth muzikës dhe jetës së tij personale.

Rap-artisiti gjatë diskutimit në studio është pyetur nga Arben Ahmeti  se a është ekstremist në tekstet e tij. Ai për këtë është përgjigjur se është direkt ashtu siç është edhe në realitet.

“ Unë mendoj qe jom shumë direkt si kur e du dikon si kur se du ja thom direkt qoft dashni, mellf apo çka do.

Kur është fjala për këngë patriotike une nuk muj mi knu ndryshe përveç çka na ka ndodh ose na kanë bo armiqt pa dallim ke kush ke dhe mendoj që qajo mu më bënë me kanë ky qe jom, une nuk jom qashtu veç në kangë poo jom edhe në realitet”, ka thënë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat