Gold AG i ndodh e papritura në Greqi, policia greke e mbajtën të mbyllur deri në mëngjes – ja njoftimi i tij

Mediale Vip

Gold AG i ndodh e papritura në Greqi, policia greke e mbajtën të mbyllur deri në mëngjes – ja njoftimi i tij

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:47
Gold AG

Këngëtari Arian Agushi, i njohur si Gold AG ka njoftuar se mbrëmë është daluar nga policia greke.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se policët grek e mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm, madje edhe ia ndaluan hyrjen në Greqi.

Gold AG beson se dikush ka spiunuar për këngët e tij te policia greke, derisa kishte disa fjalë për këtë gjë.

“Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit. E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … s’jam fajtor se jam shqiptar”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lajmërim për shqiptarët në Greqi

Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herav tjera. Kushdo që ka spiunu, dua t’i them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit. E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …

S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat