Thuhet se Dafina Zeqiri ka nisur përgatitjet për dasmë

Mediale Vip

Thuhet se Dafina Zeqiri ka nisur përgatitjet për dasmë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:48
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re. Ajo dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji po shijojnë një lidhje dashurie, që kanë zgjedhur ta ndajnë edhe me ndjekësit në mediat sociale.

Edhe pse nuk kanë shumë kohë bashkë, duket se ndjenjat janë mjaft të forta dhe çifti ka vendosur që lidhjen e tyre të çojnë drejtë martesës.

Sipas disa burimeve për “Prive” Dafina po merret me përgatitjet për ditën e saj më të veçantë, e cila do të ndodhë së shpejti. Në dasmën e tyre çifti do të ftojnë vetëm rrethin e tyre të ngushtë, pasi ata preferojnë diçka private. Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga Dafina.

I dashuri i ri i Dafinës është një figurë jo e njohur në botën e showbiz-it. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Një prej tyre merret me tregti të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat