Shefi i famshëm i kuzhinës bëhet baba për herë të 6-të, postimi i veçantë pas lindjes së djalit: Brigada Ramsay!

Mediale Vip

Shefi i famshëm i kuzhinës bëhet baba për herë të 6-të, postimi i veçantë pas lindjes së djalit: Brigada Ramsay!

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 18:03
Gordon Ramsay

Shefi dhe prezantuesi i njohur i “Kitchen Nightmares”, Gordon Ramsay, po përjeton çaste të lumtura, teksa bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë, i cili u quajt Jesse James Ramsay.

Lajmin e gëzuar e ka bërë të ditur vetë Gordon Ramsay duke publikuar tre fotografi në llogarinë personale në Instagram, nga brenda në maternitet, në të cilat pozon me bashkëshorten Tana Ramsay dhe fëmijën e tyre të porsalindur.

“Çfarë dhurate e mrekullueshme për ditëlindje, mirëprisni Jess James Ramsey.  tjetër pako dashurie për brigadën Ramsay! 3 djem, 3 vajza…. Më në fund”, i ka shkruar Gordon Ramsay.

Gordon Ramsay dhe gruaja e tij Tana Ramsay kanë dhe pesë fëmijë: Megan (25 vjeç), binjakët Jack dhe Holly (23 vjeç), Tilly (22 vjeç) dhe Oscar (4 vjeç).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat