Rikthehet në ekran Arbana Osmani

Mediale Vip

Rikthehet në ekran Arbana Osmani

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:11
Arbana Osmani

Arbana Osmani u dha fund aludimeve mbi angazhimet e saj të fundit, të cilat duken se e kanë mbajtur jo pak larg ndjekësve të saj muajt e fundit.

Dhe midis shumë aludimesh në rrjet se këtë sezon të ri të Big Brother Vip nuk do ta moderonte ajo, duket se një përgjigje e dha edhe për këtë.

Ndërsa shpjegonte punën e saj gjatë muajve të fundit, për një sipërmarrje të re që pritet të marrë jetë së shpejti, ajo duket se iu mbylli gojën të gjithë zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i BBV3.

Përmes një statusi të fundit në Instagram ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”– e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat