“Kam pasur momente kur kam menduar që nuk më do askush” – Linda Halimi shpërthen në lot në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

“Kam pasur momente kur kam menduar që nuk më do askush” – Linda Halimi shpërthen në lot në Big Brother VIP Kosova

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:02
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka bërë një bisedë sot (e martë) me Shqipe Hysenajn.

Teksa po fliste me të, ajo filloi të qante, duke i treguar se i ka munguar gjithnjë pjesë e dashurisë – përveç nga bashkëshorti i saj.

Artistja nga Vitia theksoi se ka pasur momente kur ka menduar që nuk e do askush.

Bukuroshja mes tjerash thekson se nuk i ka bërë asnjëherë askujt keq dhe se nuk është në karakterin e saj.

“Kam pasur momente kur kam menduar që nuk më do askush, përveç burrit. Prandaj i dua njerëzit dhe kam shumë empati se e kam vuajtur shumë këtë pjesë. Vetëm se zgjodha të marrë atë që dua, askujt si kam bërë keq. Me vetëdije askujt keq nuk i kam bërë”, u shpreh ajo.

Linda shtoi: “Nëse ty të kisha bërë keq më kish dhimt mua, e këtu kur po duhet me u bë agresive po më dhemb thellë se nuk është pjesë e karakterit tim. Disa nivele të ulëta këtu, po më vjen keq edhe se jam në një shtëpi me ta. Nuk iu jap mundësi njerëzve të rrin shumë afër meje”.

Halimi ka rrëfyer në Big Brother se është paragjykuar shumë për martesën me reperin amerikan, Big D, me të cilin ka edhe një vajzë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat