Buci i bindur që do të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Buci i bindur që do të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 2

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Ylli Dervishi

Ylli Dervishi i njohur për publikun si Buci është një prej banorëve më të komnetuar të Big Brother VIP Kosova 2.

Ai përfshihet në debate dhe situata të ndryshme me banorët dhe së fundmi gjatë një bisede me Gani Gërminë, ai u shpreh i bindur se do të shpallet fitues i BBVK2.

Buci madje i ka ofruar Ganiut një bast prej 10 mijë euro që ai do të jetë fituesi, Ganiu iu përgjigj duke i thënë se “unë nuk lidhem se nuk të besoj ty”.

Ai vazhdoi duke i thënë Bucit se “ty nuk të ka mbetur fytyrë kurrkund”, ndërsa Buci iu kundërpërgjigj duke i thënë se “nesër do të surprizoheni me mua”.

Ndërkohë, kujtojmë që Monika Salihu ishte banorja që u eliminua të premten që lamë pas.

Ndërsa, tre banorë të rinj u bën pjesë e shtëpisë së famshme: Mirdoni, Ardi dhe Miss Rose. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat