Princi Harry thotë se dëshiron që fëmijët e tij të ndihen si në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar

Mediale Vip

Princi Harry thotë se dëshiron që fëmijët e tij të ndihen si në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:49
Princi Harry

Princi Harry ka thënë në Gjykatën e Lartë se dëshiron që fëmijët e tij të ndihen si në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, por sipas tij një gjë e tillë nuk është e mundur, sepse siç u shpreh, nuk mund të mbahen të sigurt.

Duke e quajtur Mbretërinë e Bashkuar shtëpinë e tij, ai tha se ishte i mërzitur që ai dhe gruaja e tij Meghan ishin të detyruar të largoheshin nga vendi në vitin 2020, shkruan CNN.

Ai po sfidon Zyrën e Brendshme lidhur me një vendim për të ulur nivelin e mbrojtjes së tij të sigurisë gjatë vizitës, por qeveria thotë se pretendimi i tij duhet të hidhet poshtë.

Gjykata po shqyrton ndryshimet në mbrojtjen e financuar nga publiku kur Princi Harry u tërhoq nga familja mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat