“Mendon se kam ndjenja për Ardin”, Linda Halimi thotë se ka dyshime për dy djemtë e shtëpisë

Mediale Vip

“Mendon se kam ndjenja për Ardin”, Linda Halimi thotë se ka dyshime për dy djemtë e shtëpisë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:23
Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka shprehur disa dyshime për dyshen e famshme të shtëpisë, Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Dy miqtë dhe bashkëpunëtorë të cilët janë futur si një konkurrent i vetëm, kanë bërë këngëtaren që të futet në dyshime mbi raportin e tyre.

“Ja kam nisur të dyshoj në juve, në të dhe Ardin. Diçka të dyshimtë bre, do të observoj dhe do ta analizoj pak më thellë para se të jap komentin tim final”, tha Linda gjatë një bisede me Shqipen dhe Mirdonin.

“Po thua që unë kam ndjenja për Ardin a”, e pyeti Mirdoni-Lindën, gjersa ajo u përgjigj me “Jo”, por vazhdoi të linte shumë pikëpyetje.

E njëjta përgjatë bisedës foli sërish për ndjenjat, duke thënë se Ardin e sheh si njeri që ndjen vërtet gjersa Mirdonin si person që i fsheh ndjenjat dhe e kthen gjithçka në lojë.

Megjithatë, këngëtarja tha se do ta analizojë edhe më tepër mendimin e saj, dhe të tregojë se çfarë në të vërtet dyshon ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat