“Unë fle nga këmbët”/ Meritoni e provokon, Egla: Mos më prek! Provo dhe futu, por del zgupthi nga shtëpia

Mediale Vip

“Unë fle nga këmbët”/ Meritoni e provokon, Egla: Mos më prek! Provo dhe futu, por del zgupthi nga shtëpia

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:08
Meritoni dhe Egla

I mbetur pa krevat, Meritoni ka vijuar të insistojë që Egla t’i lironte krevatin e tij, ose në të kundërt do të ulej për të fjetur me me të nga këmbët.

Kaq ka mjaftuar për të përshkallëzuar më tej situatën, ndërsa Egla e tensionuar e ka paralajmëruar se nëse guxon, do ta nxjerrë zgupthi nga shtëpia. Më tej, aktorja i ka bërë thirrje këngëtarit që të mos e prekë me dorë ose do bëjë namin që ta nxjerr nga formati.

Në kundërpërgjigje, Meritoni është shprehur: “Po ti s’ke me fjet o Egla. Nesër në Prime kështu ke për të dalë, në pizhame.”

Egla: Të ka nxjerrë ajo nga krevati?

Meritoni: Po më kanë nxjerrë nga krevati dhe dua të fle në krevatin tim.

Egla: Unë tani do fle këtu… Ku të më pëlqejë mua.

Meritoni: Edhe unë ku të më pëlqej mua do fle.

Egla: Jo ti ku të jetë bosh.

Meritoni: Në rregull, ti fli aty dhe unë fle nga këmbët.

Egla: Provoje. Futu në krevat me mua dhe shihe çfarë ndodh. Si del.

Meritoni: Po natyrisht nuk jemi me fat. E shohim.

Egla: Del zgupthi. Del zgupthi nga shtëpia që të më futesh mua në shtrat.

Meritoni: Uauuu, nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat