Gal Gadot bëhet nënë për herë të katërt: ‘Shtatzënia nuk ishte e lehtë dhe ne ia dolëm’

Mediale Vip

Gal Gadot bëhet nënë për herë të katërt: ‘Shtatzënia nuk ishte e lehtë dhe ne ia dolëm’

Më: 8 mars 2024 Në ora: 00:22
Gal Gadot

"Ti ke sjellë kaq shumë dritë në jetën tonë, - shkroi ylli i ‘Wonder Woman’ duke zbuluar lindjen e një vajze, emri i së cilës do të thotë ‘drita ime’ në hebraisht.

Gal Gadot është bërë me vajzë, për herë të katërt. Aktorja surprizoi me njoftimin e saj në rrjetet sociale të mërkurën, duke zbuluar se kishte lindur, megjithëse nuk dihej gjerësisht se ylli i ‘Wonder Woman’ ishte shtatzënë.

‘Vajza ime e ëmbël, mirë se erdhe’, - shkroi Gadot, 38 vjeçe në Instagram dhe Facebook.  - ‘Shtatzënia nuk ishte e lehtë dhe ne ia dolëm. Ti ke sjellë kaq shumë dritë në jetën tonë, siç nënkupton dhe emri yt, Ori, që do të thotë ‘drita ime’ në hebraisht. Ndihemi pamasë mirënjohës. Mirë se vjen në shtëpinë e vajzave! Edhe babi nuk mbetet pas… edhe ai është i lezetshëm.’

Gadot u martua me Jaron Varsano në vitin 2008. Që atëherë, çifti ka zgjeruar familjen e tyre duke mirëpritur vajzat Alma në 2011, Maya në 2017 dhe Daniella në 2021. ‘Më pëlqen të bëj fëmijë’, - tha dikur Gadot. - ‘Do të kisha lindur një herë në javë nëse do të ishte e mundur. Është kaq magjike. Të them të drejtën, unë marr gjithmonë epidurale, kështu që nuk ndiej dhimbje. Vetëm çasti kur ndihesh sikur po krijon jetë, nuk ka çmim.’

Gjithashtu, preferon ta mbajë jetën e saj familjare ‘sa më private’. Ndaj, nuk ndau asnjë fotografi kur ishte shtatzënë përpara lindjes së Orit dhe nuk kishte asnjë të dhënë që ajo ishte në pritje të ëmbël. Gadot luajti për herë të fundit si Rachel në thrillerin aksion-spiunazh të Netflix-it, në vitin 2023, ‘Heart of Stone’. Pastaj si Mbretëresha e Keqe në Borëbardhën e Disney-t, në filmin që do të shfaqet në vitin 2025, me Rachel Zegler si princesha protagoniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat