Soni Malaj flet për të bijën: Ëndërr e kam të bëhet artiste, asaj i pëlqen sporti shumë

Mediale Vip

Soni Malaj flet për të bijën: Ëndërr e kam të bëhet artiste, asaj i pëlqen sporti shumë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:42
Soni Malaj

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL”, ku ka folur për çështje të ndryshme.

Ajo ndër të tjera si rrallëherë foli edhe për vajzën e saj, për të cilën tha se është me këmbë në tokë dhe se nuk është e llastuar.

Soni tha për të bijën se e ka ëndërr që ajo të bëhet artiste, por u shpreh se vogëlushja e do shumë sportin/

“Kam një vajzë të mrekullueshme, me këmbë në tokë, nuk është e llastuar, është shumë sportive, këndon shumë bukur”.

“Ëndërr e kam të bëhet artiste, pavarësisht se është në një ekip volejbolli, është 12-vjeçare, ka ndeshje çdo javë i pëlqen sporti shumë”, u shpreh tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat