U përplasën fizikisht dhe e akuzoi për dhunë, Princ Leka dhe Elia Zaharia sot në gjykatë/ Tradhtia e Princit u bë shkak për ndarjen e çiftit?

Mediale Vip

U përplasën fizikisht dhe e akuzoi për dhunë, Princ Leka dhe Elia Zaharia sot në gjykatë/ Tradhtia e Princit u bë shkak për ndarjen e çiftit?

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:01
Princ Leka dhe Elia Zaharia

Ditën e sotme do të zhvillohet në gjykatë seanca për zgjidhjen e martesës së ish-çiftit, Princ Leka dhe Elia Zaharia që u ndanë vitin e kaluar pas 15 vitesh së bashku mes akuzave për dhunë e tradhti.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Mars se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 Mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Akuzat për dhunë

Kujtojmë se më 6 Mars, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu, edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale. Ne dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia, e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.

Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka goditur. Nga videoja shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70-vjeçar. Ndërkohë që ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dorë dhe tenton të ikë, por me njërën dorë mban celularin, duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’ rezidenca e familjes mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time, të moshës 3- vjeçare, pasi me ishbashkëshorten, shtetasen Elia Zogu, jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e Administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Me pas, unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzën time të vogël, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ishbashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë moment, unë kam përqafuar vajzën time, dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë se ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente, situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin, si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilin më ka goditur”.

Nga ana tjetër, Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste. Aktorja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia, janë vetëm brojtur.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo. Gjithashtu, edhe babai i aktores ka hedhur poshtë pretendimet e Princ Lekës, duke deklaruar se ishte ky i fundit që e dhunoi.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia për Policinë. Në momentet që vetë Princi ka filmuar me celular, shfaqen pamjet kur Elia e qëllon dhe tërheq për xhakete, duke e akuzuar se ka qëlluar babanë e saj. Më pas, Elia e akuzon Princin se ka falsifikuar dokumentet e studimeve dhe se do e demaskonte.

“I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim. Do të të çoj në gjyq. Ti ke falsifikuar. I ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë, por në të vërtetë nuk ke. Ke vetëm 4 klasë shkollë”, dëgjohet Elia Zaharia në video.

Princi Leka iu drejtuar Komisariatit 1 në Tiranë, ku dhe bëri denoncimin e kërkoi e mori urdhër mbrojtje nga ish-gruaja dhe babai i saj. Kur siguroi anën ligjore dhe mbrojtjen e policisë, Leka nga komisariati u paraqit në QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore, shoqëruar edhe me kartën përkatëse. Është gjykata që vendos përmes një seance kërkesën e tij për urdhër mbrojtje. Nga ana tjetër, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur.

Tradhtia

Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh.

Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre rreth një muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina. Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi.

Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit. Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat