Blero tregon se çka i tha partneres kur takoi vajzën e tij

Mediale Vip

Blero tregon se çka i tha partneres kur takoi vajzën e tij

Më: 18 mars 2024 Në ora: 13:55
Blero

Për herë të parë në televizionin shqiptar, Blero ndau rrëfime ekskluzive tek ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Jeta e tij personale ka qenë gjithmonë shumë e diskutuar online, shpesh edhe me komente të ndryshme. Mjaftoi një foto e vajzës së tij në program që ai të emocionohej por edhe të tregonte gjithçka për rritjen e saj, ish partneren dhe divorcin.

Nuk kam ndjerë presion ndonjëherë, ndjej vetëm përgjegjësi për rritjen e Tarës. Nëna e Tarës është një nënë e jashtëzakonshme. Në një ndarje është e rëndësishme që të jenë prindër të mirë. Nuk mund të tregohesh egoist dhe të mbash inate me partneren. Unë me Teutën kam raporte të jashtëzakonshme përsa i përket rritjes së Tarës. Komunikimi me Teutën është i shpeshtë në raport me Tarën”.

Po si ndihet ai kur vajzën e tij duhet ta përfshijë në historitë e dashurisë?

Tarën e kam njohur me 2 nga shoqet e mia të cilat kanë patur një raport të jashtëzakonshëm me Tarën. Kam qënë i kujdesshëm deri në momentin që i kam njohur me Tarën. Shoqja ime e fundit kur takoi Tarën ishte e përgatitur pasi unë ja kam bërë të ditur që nëse ma do çikën, më do dhe mua nëse s’ma do çikën nuk më duhesh mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat