Vesa thumbon Ilnisën: Meritoni ta ka marrë stafetën nga dora

Mediale Vip

Vesa thumbon Ilnisën: Meritoni ta ka marrë stafetën nga dora

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:16
Vesa dhe Ilnisa

Vesa është përfshirë ditët e fundit në debate të shumta. Një përplasje pati edhe me Ilnisën, pasi kjo e fundit i përmendi faktin se pasi Heidi e vendosi në nominim, “Vesa është zgjuar nga gjumi”.

Nga ana tjetër, Smolica e thumboi duke i thënë se Meriton Mjekiqi ia ka marrë të gjitha energjitë dhe se ajo është poshtë tij në lojë.

Pjesë nga debati:

Vesa: Çfarë fjale është ajo: Zgjohu nga gjumi? Je ti ajo që duhet të zgjohet nga gjumi

Ilnisa: Mua mos ma qaj hallin

Vesa: Ta kanë marrë stafetën nga dora

Ilnisa: Ta bëri Heidi që të futi një të zgjuar nga gjumi

Vesa: Zemër ta kam thënë që ta kanë marrë stafetën nga dora

Ilnisa: Kush ma ka marrë stafetën?

Vesa: Normalisht, dihet Meritoni

Ilnisa: Po Meritoni ka lojën e vet

Vesa: Të kam thënë që ka me u faktorizuar prej teje. E bëri lojën, ta thithi energjinë, ti je më poshtë, ai më lart

Ilnisa: Po ku më njeh ti mua?

Vesa: Oj zemër, nuk kam ardhur të njoh ty dhe kur të dal jashtë, ti je një ndër ata persona që s’më intereson aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat