Jeni kuriozë? Bardhi zbulon se si e thërret me përkëdheli Sarën

Mediale Vip

Jeni kuriozë? Bardhi zbulon se si e thërret me përkëdheli Sarën

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:25
Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni

Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni u dashuruan dhe lidhën në “Big Brother VIP”, duke e vazhduar romancën e  tyre edhe pas daljes nga shtëpia.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Big Brother Radio” çifti kanë zbuluar detaje të reja për jetën e tyre personale.

Gjatë intervistës, këngëtari u pyet nga gazetarja se si e thërret Sarën në “përkëdheli” kur janë së bashku.

 “Qika jeme”- tha Bardhi, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi tregoi se modelja do jetë nëna e fëmijëve të tij.

Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga përditshmëria e tyre, duke treguar që po kalojnë një kohë shumë të bukur me njëri-tjetrin.

Mesa duket Bardhi dhe Sara janë gati që të marrin hapin e rradhës më romancën e tyre të dashurisë, duke bashkëjetuar së bashku. Ishte modelja ajo që nxiti dyshimet për një gjë të tillë, duke postuar video me Bardhin në shtëpinë e saj në orët e vona të mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat