“Dikur ishin pikat e mia të dobëta, që kur erdhi Suela…”, pse Gazi nuk flet më me motrat si dikur

Mediale Vip

“Dikur ishin pikat e mia të dobëta, që kur erdhi Suela…”, pse Gazi nuk flet më me motrat si dikur

Më: 23 mars 2024 Në ora: 20:50
“Dikur ishin pikat e mia të dobëta, që kur erdhi Suela…”, pse Gazi nuk flet më me motrat si dikur

Gazmend Ukjashi, ishte në një rrëfim si kurrë më parë sot në “S’e Luan Topi” në Top Channel.

Ish-banori i BBVIP, tregoi për herë të parë për marrëdhënien e ftohtë që ka me motrat e tij, të cilat dikur i kishte pikat e dobëta.

Motrat e mia ishin pikat e mia të dobëta, i kam ndihmuar shumë. Unë e kam pasur dashurinë maksimum për to, ardhja e Suelës në shtëpi theu ca gjëra. Gjithmonë kam dashur ta analizoj, duke qenë të mësuara që gjatë gjithë jetës që kam ato si dashuri, nuk e kuptuan dashurinë time për Suelën. Ky ishte momenti që ndjeva një lloj kështu. Ato ishin dakord, por pasi e vunë re që unë e doja shumë Suelën, nuk ishin mësuar me këtë vëlla kështu. Ia kam shpjeguar por nuk e kanë kuptuar që bashkëshortja është personi më i rëndësishëm i jetës. Kanë zgjedhur të ishin pak  më të ftohta me mua, nuk jemi si dikur.

Është një marrëdhënie e ftohtë, jo si do doja unë të ishte. Kam qenë si baba për to, por e respektoj vendimin e tyre. Motra e madhe është drejtoreshë kolegji në Amerikë, është një nga njerëzit rekord në botë për shkollë. Kur më iku nona erdhi, u takuam, folëm. Nuk kemi ngrohtësinë e një vëllai dhe një motre, nuk është se kemi ndonjë problem me njëri-tjetrin, por nuk është dashuria siç e kemi pasur”-tregoi Gazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat