“Shpërthejnë” Romeo dhe Heidi, debate të ashpra me njëri-tjetrin/ Banori Big Brother VIP: E shoh si lojtare

Mediale Vip

“Shpërthejnë” Romeo dhe Heidi, debate të ashpra me njëri-tjetrin/ Banori Big Brother VIP: E shoh si lojtare

Më: 23 mars 2024 Në ora: 23:52
Pamje nga studio

Romeo dhe Heidi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë prime-t të sotëm.

Situatat e krijura kohëve të fundit ka bërë që Romeo të bëjë një deklaratë të prerë.

Ai tha se tashmë e sheh Heidin si lojtare, megjithëse ishte e kundërta deri më tani.

Pas kësaj situate banorja e Big Brother VIP ka shpërthyer në lot, e prekur nga fjalët e personit që kanë pasur një marrëdhënie brenda shtëpisë.

Romeo: Kur m’u bë pyetja a e sheh Heidin si lojtare, kam thënë gjithmonë jo.

Ledion Liço: Tani e ke Heidin kundërshtare në lojë?

Romeo: Po.

Ledion Liço: Heidi, si të bën të ndihesh kjo që tha Romeo? Sepse hodhi poshtë raportin që kishit krijuar aty brenda.

Heidi: E di (e përlotur). E prisja gjithsesi.

Juli: Romeos i intereson që të jetë ai targeti. Nuk është targeti Romeo nominimi i Vesës. Romeos nuk i intereson fare.

Romeo: Sa i shpifur je. Çfarë më intereson?

Juli: Të intereson ky viktimizim. E besoj Heidin që nuk e ka me Romeon. Është ajo që shtëpia ka dyshuar. Telenovela është në atë pikë kulmore që ne të qajmë së bashku.

Ledion Liço: Këtë mendim e kishe dhe para këtij sqarimi?

Juli: E kam thënë disa herë këtë punën e viktimizimit dhe telenovelave. Heidi dhe Romeo nuk na dalin në një konkluzion. Kanë pasur një telenovelë me Françeskën, ku kanë dashur të dy të nxjerrin Françeskën nga shtëpia.

Romeo: I thashë përpara se të bënte nominimin. Por ti je përdorues, je i pandjeshëm dhe gënjeshtar.

Vesa: Kur janë ndarë kam shkuar te tjetri e tjetri për t’i bashkuar. Kam pasur dhe unë luhatje të besimit me këta të dy. Pse nuk e kam menduar ndonjëherë që po më përdorin? Romeo më ka thënë që nuk bën lojë se ka ndjenja. Dhe tani ndalemte heidi që po bën lojë.

Ledion Liço: Heidi, pse të vret aq shumë fakti që Romeo të sheh kundërshtare dhe në lojë?

Heidi: Më vret sepse ne nuk kishim atë raport. Më vret dhe…

Romeo: Kam gjithë këto kohë pres një përgjigje.

Heidi: Ta kam dhënë përgjigjen. Nuk bëj viktimën te ty. O ke besim ose s’ke besim. E di si është puna, nuk më intereson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat