”Nuk më ka ngelur pishman asgjë”/ U eliminua nga gara, Vesa: Heidi po del në pah si lojtare! Big Brother VIP e fiton…

Mediale Vip

”Nuk më ka ngelur pishman asgjë”/ U eliminua nga gara, Vesa: Heidi po del në pah si lojtare! Big Brother VIP e fiton…

Më: 24 mars 2024 Në ora: 07:14
Vesa dhe Ledioni

Vesa Smolica ishte banorja që u eliminua nga shtëpia e Big Brother pas nominimit me Ledjonën, Rozën dhe Françeskën.

Gjatë fjalëve të saj në studio, ajo e nisi me reagimin e Romeos, teksa u shpreh:

“Ishte reagimi nervoz. Me Romeon e kishim diskutuar. Në një moment të caktuar mendova se më kishin përdorur mua siç kishin përdorur Françeskën. Në momentin që Romeo ma konfirmoi që nuk ishte e vërtetë, drejtova gishtin nga Heidi.

Heidi ka përdorur Julin? Absolutisht. Heidi po del në pah si lojtare. Kur gjithë shtëpia kishte bërë me gishtë nga ajo, unë e mbrojtja. Edhe pse dola këtu si viktimë…

Komentin anaonim mendoj se e kishte bërë Heidi, siç ja bëri dhe Françeskës.

Juli i përdor vajzat? Xhelozon se i ikin nga duart. Nuk i shfrytëzon, por ato i shkojnë nga pas.

Patjetër që gjithësecili prej nesh kur sakrifikon diçka jashtë për t’u futur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri synon finale. Nuk më ka ngelur pishman asgjë. Kam njohur njerëz shumë të mirë në shtëpi. Mendoj se kur të jemi jashtë do të kemi një miqësi shumë të madhe. Big Brother më dha mundësi për të treguar një Vesë tjetër. Big Brother VIP se kush e fiton, jam mes Romeos dhe Julit, për një fije shumë të hollë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat