Një fans sekret e befason ish-banoren e Big Brother në mes të emisionit, mbushet me petale trëndafili

Mediale Vip

Një fans sekret e befason ish-banoren e Big Brother në mes të emisionit, mbushet me petale trëndafili

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:42
Sara Karaj

Sara Karaj është larguar javë më parë nga Big Brother VIP Albania 3.

Modelja shqiptare u surprizua nga një fans sekret së fundmi, ndërsa ishte e ftuar në programin “Mos i bjer me top”.

Ish-banorja fillimisht mori disa trëndafila të kuq, por më pas petalet nisën të binin nga tavani i studios.

Image
Sara Karaj

Ajo u emocionua dhe falënderoi publikisht fansin sekret, për të cilën u shpreh se shpreson ta njohë sa më shpejt.

“Unë ndihem shumë mirë. Shumë faleminderit adhuruesit”, u shpreh ajo.

“Shpresoj që ta zbulojmë se kush është, që të sqarojmë edhe njerëzit, se është përfolur”.

E njëjta u pëlqye shumë gjatë kohës që ishte brenda, ndonëse qëndroi pak javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat