Hedh dyshime në raportin e saj me Rike Roçin, Vesa Smolica i kundërpërgjigjet Ronaldo Sharkës: Nuk jam biseksuale

Mediale Vip

Hedh dyshime në raportin e saj me Rike Roçin, Vesa Smolica i kundërpërgjigjet Ronaldo Sharkës: Nuk jam biseksuale

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:16
Vesa Smolica dhe Ronaldo Sharka

Vesa Smolica u eliminua spektaklin e mbrëmjes së djeshme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3.

Ajo ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas daljes, këngëtarja nga Kosova ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për eksperiencën brenda dhe lojën që ka zhvilluar për rreth 70 ditë.

Opinionisti i këtij programi i tha se i është dukur që më shumë ka pëlqen për Riken, pasi kanë qëndruar tërë kohën bashkë.

Kjo duket se e revoltoi Vesën, e cila iu kundërpërgjigj ashpër gazetarit.

Pjesë nga biseda në studio:

Ronaldo Sharka: Më është dukur sikur ka pasur pëlqim më shumë mes Rikes dhe Vesës se ndokujt tjetër.

Vesa Smolica: A nuk ke parë shoqe të ngushta a? Je duke e shtjellur temën komplet në tjera gjëra.

Ronaldo Sharka: Ishit shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Pëlqimi mund të ndodhë.

Vesa Smolica: Dy shoqe të ngushta ashtu duhet të jenë, t’ia mbajnë krahun njëra-tjetrës, me luftu për njëra-tjetrën.

Ronaldo Sharka: Edhe pëlqimi mund të ndodhë.

Vesa Smolica: Pëlqimi si shoqe patjetër që po.

Ronaldo Sharka: Ndoshta edhe më shumë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Vesa Smolica: Nuk jam biseksuale, as lezbike.

Ronaldo Sharka: Nuk thashë që je, por pëlqimi mund të ndodhë.

Vesa Smolica: Jo, thashë të tregoj që jam straight (e drejtë). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat