Enver Petrovci tregon ngjarjen misterioze se si e ka parë me sytë e tij dritën e Zotit

Mediale Vip

Enver Petrovci tregon ngjarjen misterioze se si e ka parë me sytë e tij dritën e Zotit

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:20
Enver Petrovci dhe Adelina Ismaili

Në emisionin “Show i Së Premtes” me Adelina Ismailin, aktori i dashur për publikun, Enver Petrovci, ka ndarë një histori të veçantë dhe pothuajse misterioze, që ka ndodhur vite më parë.

Në prani të këngëtares së njohur dhe prezantueses Adelina Ismaili, Enver Petrovci ka rrëfyer për një ngjarje që daton shumë vite më parë, por që mbetet ende e gjallë në kujtesën e tij. “Unë e kam heshtur me ndikimin e mësuese tënde (Valbonës)”, filloi aktori, duke iu referuar bashkëshortes së tij, Valbonë Petrovci, e cila ka qenë profesoresha e pianos e Adelinës.

Aktori tregoi se një natë, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, u përball me një fenomen të pazakontë që e shqetësoi dhe e shtyu të zgjonte Valbonën.

Ai përshkroi se si një mjegull e dendur e kishte mbuluar pamjen, por që shpejt kjo mjegull u zhduk, duke zbuluar një dritë të madhe në horizontin e Gërmisë. “E di që i kam thënë faleminderit”, tha ai, duke shtuar se ndjenja e frikës mungonte krejtësisht në atë moment.

Ai e mbylli historinë me një moment të ndjeshëm, duke konfirmuar se edhe Valbona, bashkëshortja dhe dëshmitarja e tij, kishte parë dritën misterioze. “Shyqyr që ishte edhe ajo dëshmitare, sepse do thoshin isha çmendur”, u shpreh Petrovci me një buzëqeshje.

Ky rrëfim misterioz i aktorit i ka lënë pa fjalë shikuesit, teksa një histori të tillë ai e kishte thënë edhe vite më parë, por bashkëshortja e tij kishte tentuar që të mos e përmendte më, duke pasur frikë dyshimin dhe besimin e njerëzve mbi vërtetësinë e kësaj ngjarje që ata do të tregonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat