Qeveria Kurti II votohet të hënën, ish ministra e ministra të rinj pjesë e kabinetit

Politika

Qeveria Kurti II votohet të hënën, ish ministra e ministra të rinj pjesë e kabinetit

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 18 mars 2021 Në ora: 17:07
Albin Kurti

Të hënën e 22 marsit pritet që të votohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e re, e cila pritet të udhëhiqet nga fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Albin Kurti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili doli fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka të drejtën që të dalë para legjislaturës së tetë për të kërkuar votën e tyre për krijimin e Qeverisë.

Të hënën, Kurti para Kuvendit të Kosovës pritet që t`i prezantojë emrat e personave të cilët u është dhënë besimi që të bëhen pjesë e Qeverisë së re.

Në Qeverinë e re pritet që të jenë edhe ish ministrat të cilët ishin pjesë e Qeverisë Kurti 1.

Sipas ekspertëve, pjesë e Qeverisë Kurti 2 mund të jenë emrat si Arben Vita, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla. Por, përveç emrave të qeverisë së parë të Kurtit, në Qeverinë e dytë të këtij të fundit, mund të jenë emrat si Mimoza Kusari Lila, Faton Peci, Donika Gervalla, etj.

Renditja e Qeverisë së Kurti 2 do të jetë në këtë mënyrë:

Albin Kurti-Kryeministër, Kryeparlamentar- Glauk Konjufca. Zëvendëskryeministër, Besnik Bislimi, Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërrvalla, Ministria e Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministria për Arsim, Arbërie Nagavci, Ministria për Shëndetësi, Arben Vitia, Ministria e Financave, Hekuran Murati, Ministria për Tregti, Rozeta Hajdari, Ministria për Kulturë; Hajrullah Çeku, Ministria për Bujqësi, Faton Peci, Ministri për Mjedisit, Liburn Aliu.

Mehazi: Haxhiu, Vitia, Bislimi pjesë e Qeverisë Kurti 2

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se 80% e ministrave të qeverisë së Kurti-2 do jenë ata të mëparshmit gjatë qeverisjes me LDK-në.

Image
Sulejman Mehazi

“Momentalisht asnjë informatë nga LVV-ja  për zgjedhjen e ministrave të Qeverisë Kurti-2, që do formohet të hënën në parlamentin e Kosovës, mirëpo ngjarjet e rrethanat e qeverisjes së mëparshme 50 ditësh të Kurti-1 na japin të drejtë të themi se 80% e ministrave të qeverisë së Kurti-2 do jenë ata të mëparshmit gjatë qeverisjes me LDK-në”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Profesori i ka përmendur disa nga emrat e ish ministrave të cilët do të duhet të vazhdonin punën e tyre në Qeverinë Kurti 2, duke cekur edhe ata të listës së Osmanit.

“Se në qeverinë e re të Kurtit do ishte e ndershme që në vazhdimësi të qeverisjes Kurti-2 të mbeten Konjufca, Arbërie Nagavci, Arben Vitia, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari, Enver Dugolli etj. Në anën tjetër lista e Vjosës do jetë në këtë Qeveri me Donika Gervallën, Faton Pecin, Haxhi Avdyli etj”, ka  theksuar Mehazi për “Bota sot”.

Sipas tij, ndarja e ministrive dhe emërimi i personave adekuat varet nga marrëveshja e Kurtit me Osmanin, si dhe me minoritetet.

“Se çfarë dikasteresh ministrore do të udhëheqin personat e lartpërmendur do varet nga marrëveshja e Kurtit dhe Osmanit, po e sigurt është se Kryetar i Kuvendit të Kosovës do jetë Gllauk Konjufca, sipas opinioneve Donika Gërvalla e listës "Guxo" do jetë Ministre e Punëve te Jashtme, Xhelal Sveçla Ministër  i Punëve të Brendshme, Arben Vitia Ministër i Shëndetësisë, Albulena Haxhiu Ministre e Drejtësisë, Arberie Nagavci Ministre e Arsimit, Enver Dugolli që ishte zëvendës i Qunit mund të bëhet Ministër i Mbrojtjes, edhe Besnik Bislimi mund të kthehet në Ministrinë e Financave, po ashtu edhe Rozeta Hajdari në Ministrinë e Ekonomisë,  kurse nga lista "Guxo" e Vjosa Osmanit, Faton Peci mund të bëhet Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po edhe Haxhi Abdyli i Vjosës është për t'i bëre ministër. Të gjitha marrëveshjet ministrore do varen sipas numrit të dikastereve ministrore, aty do jenë ministrat e Kurtit, Vjosës dhe pakicave”, ka deklaruar Mehazi për “Bota sot”.

Krasniqi: Kabineti i Kurtit do të ketë edhe emra të tjerë

Të njëjtin mendim sikurse para folësi e ka edhe analisti politik Islam Krasniqi, i cili përmend emrat e njëjtë të cilët ishin pjesë e Qeverisë Kurti 1.

Image
Islam Krasniqi

“Në qeverinë e re Kurti -II- deri më tani kuptohet së do të jenë përsëri ministrat e qeveris Kurti -I-, si  Albulena Haxhiu është përmendur si kandidate për ministre të Drejtësisë, Arben Vita si Ministër i Shëndetësisë, Ministër i  Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla,  Besnik Bislimi si kandidat për ministër të Financave, po ashtu Rozeta Hajdari Ministre  e Ekonomisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Një emër tjetër, sipas Krasniqit do të jetë edhe Mimoza Kusari Lila, por mund të ketë edhe emra tjerë të cilët kanë qenë deputetë apo kanë poste tjera qeveritare.

“Mimoza Kusari Lila do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, flitet edhe për kandidat të ri që do të jenë pjesë e qeveris Kurti -II- të cilët kanë qenë deputet apo kanë pasur poste tjera politike. Andaj do të vazhdojnë po ata ministra të cilët kanë qenë në qeverinë e kaluar për të vazhduar aty ku e kanë lenë!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Qarri: VV nuk e ka fare problem krijimin e qeverisë Kurti-2

Ndërkaq, analisti politik, Gani Qarri, shprehet se  Vetëvendosje nuk do ta ketë fare problem krijimin e qeverisë Kurti-2, pasi që në koalicion me Listën e Osmanit, bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Image
Gani Qarri

“Siç u dëshmua edhe me certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ, LVV ka marrë mbi 50.28% të votave të elektoratit dhe ka mese 58 deputet, në Kuvendin e ri të Kosovës, ndaj nisur nga ky rezultat, për dallim nga Qeveria Kurti-1, sa u takon numrave, VV nuk e ka fare problem krijimin e qeverisë Kurti-2, pasi që, në koalicion me Listën e zonjës Osmani, kjo parti ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Por meqenëse në bashkërenditje me LVV-në ndodhet edhe Lëvizja "Guxo" e Dr. Vjosa Osmanit, të cilat ishin në koalicion dhe kanë zhvilluar bashkë fushatën elektorale, me t`u certifikuar rezultatet, LVV ka nisur pikësëpari negociatat me partneren e koalicionit të prirë nga Vjosa Osmani, si dhe me deputetë nga komunitetet pakicë për përfshirjen edhe të atyre në votim e ndoshta edhe për ti bërë pjesë të qeverisjes në legjislaturën e re. Kështu që tanimë është caktuar data 22 Mars për konstituimin e Kuvendit të ri dhe çdo gjë është vënë në binar edhe për votimin e Qeverisë po në këtë ditë, siç paralajmërohet nga vet pjesëmarrësit e koalicionit parazgjedhor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Qarri ka përmendur emrat e ministrave të cilët mund të jenë pjesë edhe e Qeverisë Kurti-2.

“Ndërsa se kush nga ministrat e Qeverisë Kurti-1 do të jenë pjesë edhe e Qeverisë Kurti-2, nga ajo që dihet deri më tani,  shumica e atyre që ishin në Qeverinë e parë, pritet të jenë edhe në Qeverinë Kurti 2, duke filluar nga Rozeta Hajdari që ishte dhe pritet të jetë ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Glauk Konjufca pritet të jetë kryetar i parlamentit, pasi që për postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilin në mandatin e kaluar fillimisht e mbante Konjufca, është propozuar e bija e heroit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla nga Lista e Dr. Vjosa Osmanit. Si emër tjetër për postin e të parit të Kuvendit përmendet edhe Arbërie Nagavci, e cila në Qeverinë Kurti-1, ishte nënkryetare e Kuvendit, kurse Xhelal Sveçla për ministër të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, ka potencuar ai.

Sa i përket, rikthimit të Haxhiut në postin e ministres së Drejtësisë, Qarri përmend mos lejimin e kandidaturës së saj për deputete, për shkak të  telasheve me "drejtësinë".

Ndërkaq, për ministrit e Shëndetësisë, ai mendon se mund të jetë  Haxhi Avdyli, pasi Arben Vitia mund të jetë kandidat për komunën e Prishtinës.

“Ndërsa Albulena Haxhiu pritet të jetë serish ministre e Drejtësisë, nëse nuk i del, serish telashe me "Drejtësinë" aktuale, pasi që ajo e kishte të ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, të garonte për deputete, meqenëse ishte dënuar nën akuzë për "vepër penale". Në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, pritet të emërohet Haxhi Avdyli nga Iniciativa e Dr. Vjosa Osmanit, ani pse mandatin e kaluar, këtë post e mbante Arben Vitia dhe siç duket pas skadimit të mandatit të Shpend Ahmetit, LVV me Arben Vitinë, do të garojë, për të parin e Prishtinës. Ndërsa, sa i takon postit të Ministrisë së Financave, në krye të saj, pritet të rikthehet serish Besnik Bislimi, jo vetëm se ishte njëherë në këtë detyrë, por edhe për faktin se ai është edhe zëvendës i Albin Kurtit dhe mbanë pozitën e nënkryetarit të LVV-së, megjithëse njëjtë si Albulena Haxhiu, as z.Bislimi nuk ka garuar në zgjedhje, për deputet. E për të gjithë këta emra, duket se ka mirëkuptim që të vendosen serish në poste ministrash edhe brenda LVV-së, pasi që vet Kurti gjatë fushatës parazgjedhore ka lavdëruar performancën e tyre, edhe në mandatin e shkuar, kur VV udhëhoqi për kohë të shkurtër me Qeverinë e kaluar të tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Qarri ka thënë se ende nuk dihet nëse Haki Abazi e Blerim Reka do të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

“Kurse përderisa Haki Abazi pritet të jetë serish zëvendëskryeministër, ende nuk dihet vetëm për postin e ardhshëm të z. Blerim Reka, i cili para një viti, ishte ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kurtit-1, e pastaj edhe ministër i Integrimit Evropian, ndaj se a do ta kryesoj z. Reka serish Ministrinë e Integrimit Evropian, përflitet por ende nuk dihet sigurt, kështu që mbetet të shihet, me 22 mars, ditën kur pritet të bëhet paraqitja e mandatarëve të Qeverisë së re nga z. Kurti për votim. Dhe për fund, ajo që sidomos pas deklarimit pro, të pjesës dërmuese të grupimeve minoritare, tanimë dihet, është fakti se kësaj qeverie, për ndryshim nga qeveritë e kaluara, nuk do ti mungojnë votat për miratim, qysh në momentin e parë, që do të votohet për te, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat