“Ministri gjerman e kushtëzoi Vuçiqin për dialogun me Kosovën”

Politika

“Ministri gjerman e kushtëzoi Vuçiqin për dialogun me Kosovën”

Nga: A.M. Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:39
Heiko Maas

Dialogu i Kosovës me Serbinë është kthyer sërish si kryetemë. Kjo pas thirrjeve të ndërkombëtarëve për të përshpejtuar këtë proces.

Gjatë javës së kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letër, Biden i kërkon Kosovës që të vazhdojë bisedimet thelbësore me Serbinë.

“Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësore për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap”, ka thuhet në letrën e Biden-it drejtuar Vjosa Osmanit.

Ndërkaq, në Kosovë ishte në vizitë edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka kërkuar rezultate konkrete nga dialogu.

Profesori Sulejman Mehazi, një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se bazuar në seriozitetin e ndërkombëtarëve së shpejti Kosova e Serbia do zbusin nivelin e dialogut deri në atë të njohjeve reciproke.

“Kurrë më parë SHBA-ja e BE-ja nuk kanë qenë më të vendosur për të marrë fund dialogu me Serbinë sikurse këtë herë. Ky seriozitet i ndërkombëtarëve na detyron të mendojmë se së shpejti Kosova e Serbia do zbusin nivelin e dialogut deri në atë shkallë të njohjeve reciproke të dy shteteve fqinje të armiqësuara me shekuj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Mehazi bazohet në deklaratat e presidentit të ShBA-ve dhe të Ministrit gjerman, Heiko Maas.

“Kjo  argumentohet së pari me ftesën e administratës amerikane të Joe Bidenit i cili ftoi palët serbe e kosovare që sa më shpejtë të merren vesh për njohje reciprore dhe ja tani sihariqi i dytë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili deklaroi se: "Është e rëndësishme të mos zhvillohen këto bisedime vetëm për hir të bisedimeve, por duhet të ketë rezultate. Gjermania është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim”, ka potencuar profesori për “Bota sot”

Gjithashtu, Mehazi është shprehur se deklarata e ministrit Maas është për t`u përshëndetur nga Qeveria e Kosovës.

“Deklarata e Ministrit Gjerman, Heiko Maas, është për t'u përshëndetur edhe nga ana e qeverisë së Kosovës, e cila, si e qysh do që sa më shpejt Kosova të shpëtojë nga ky ngërç izolues për shkak dialogut të stërgjatur me Serbinë, e cila, si e qysh Vuçiqi do e përpiqet që nivelin e dialogut me Kosovën ta bëjë formale e kozmetike sa për t'u arsyetuar para ndërkombëtarëve  konkretisht para SHBA-ve e BE-së”, ka deklaruara Mehazi.

Në fund, profesori ka shpjeguar se çfarë kuptimi ka deklarata e ministrit gjerman.

“Deklarata e shefit të jashtëm gjerman  Maas, më shumë e ka kuptimin kushtëzues ndaj Vuçiqit e në dobi të qeverisë sê Kurtit. Vendosmëria diplomatike e SHBA-së e BE-së sikur e kanë mbështetur për muri elitën politike të Serbisë për t'u dorëzuar para dialogut përfundimtar me Kosovën”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat