Dështon plani i Hashim Thaçit për të shpëtuar nga Haga/ Analisti ia shuan shpresat: S’ka avokat që të shpëton!

Politika

Dështon plani i Hashim Thaçit për të shpëtuar nga Haga/ Analisti ia shuan shpresat: S’ka avokat që të shpëton!

Nga: A.Morina Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:56
Hashim Thaçi

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në Hagë.

Madje, së fundi (të mërkurën) u mbajt konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dy ditë pas kësaj konference, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, befasoi me veprimin e tij

Ai ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvendësuar avokatin mbrojtës. Thaçi në vend të David Hooper e ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe.

E në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti tregoi arsyet të cilat e kanë shtyer ish-presidentin Thaçi për ta marrë këtë vendim.

Ai hedhi dyshimet se janë shtuar provat dhe Thaçi po tenton të përgatitet më mirë.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Besoj se pas kërkesës së Thaçit fshihet mundësia që të jenë shtuar provat, e të cilat kërkojnë intensitet të shtuar për të përgatitur mbrojtjen. Angazhimi i z.Gregory W Kehoe dëshmon se akuzat ndaj Thaçit janë serioze dhe të fuqishme”, deklaroi Mehmeti.

Analisti e cilësoi këtë si përpjekje të Thaçit për të shpëtuar. Mirëpo, sipas tij s’ka avokat që mund ta shpëtojë atë nga këto akuza.

Mehmeti u shpreh se Thaçit i ka hyrë frika nga aktakuzat e ngritura ndaj tij.

“Kjo është përpjekje e Thaçit për të shpëtuar, krejtësisht legjitimit, por në gjykimin tim e pamundur të ndodh. S’ka avokat që e shpëton Thaçit, edhe pse z. Kehoe është avokat i dëshmuar, shumë i zoti dhe si i tillë ka tërë atributet e një avokati të zoti. Kështu që, shihet shumë qartë se Thaçi po e ndjen frikën e vërtetë të aktakuzave ndaj tij”, përfundoi Faton Mehmeti, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat