“Bota sot” shënon 26 vjetorin, Ademi: E paanshme dhe e saktë në përhapjen e së vërtetës

Politika

“Bota sot” shënon 26 vjetorin, Ademi: E paanshme dhe e saktë në përhapjen e së vërtetës

Nga: A.M. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 14:58
Ilustrim

Gazeta “Bota sot” shënon sot 26 vjetorin e themelimit.

Që nga dita kur u lëshua në shtyp deri më sot ajo nuk është ndalur asnjëherë, duke raportuar zhvillimet e fundit, si politike, ekonomike e sociale.

Lajmi në “Bota sot”, ka qenë dhe mbetet gjithmonë i pari.

 Përkundër që gjatë viteve “Bota sot” u përball me sfida të shumta, ajo ja doli gjithnjë që ta thotë të vërteten dhe vetëm të vërteten.

Këtë për vjetor të themelimit të gazetës “Bota sot” e ka uruar edhe opinionisti Adem Bytyçi. Ai ka thënë se gazeta “Bota sot” mbetët njëra ndër gazetat më të paanshme.

“Bota Sot, ishte dhe mbetët njëra ndër gazetat më të paanshme dhe gjithë kombëtare në botën  e informimit të drejtë , të saktë me cilësi dhe në kohë. Ky medium i shkruar ka shumë tipare dhe karakteristika që i kanë dhënë një imazh të veçantë në komperacion me media tjera të shkruara”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Ademi ka thekuar se gazeta “Bota sot”, ka pasur dhe ka parësore interesin e lexuesve, duke publikuar të gjitha shkrimet e autorëve pa dallime politike dhe partiake.

“Është e vetmja gazetë e cila i ka publikuar opinionet, sugjerimet ,analizat politike, artikujt me përmbajtje shkencore - arsimore, kulturore të të gjithë autorëve pa dallime politike dhe partiake, në dallim nga gazetat tjera të cilat ka ndodhur për lekë dhe interesa tjera ta deformonin lajmin, të VËRTETËN dhe informimin e saktë dhe cilësor të lexuesve”, ka thënë ai

Më tej, Ademi ka përmendur edhe raportin e gazetës “Bota sot” në kohët e vështira, si në rasin e luftës, ku sipas tij, ka qenë dritarja e vetme e cila ka vrojtuar në mënyrën më autentike dhe të saktë.

“Kontributin më të çmuar dhe të guximshëm "Bota Sot", e ka dhënë në periudhën e luftës në Kosovë, thuajse ka qenë dritarja e vetme e cila ka vrojtuar në mënyrën më autentike dhe të saktë të gjitha ngjarjet përkitazi me luftën , në mënyrë konstante ka qenë në funksion të luftës së drejtë të UÇK-së, dhe forcave tjera intelektuale dhe patriotike shqiptare kundër regjimit gjakatar, fashist dhe gjenocidal serb në Kosovë. Gazeta Bota Sot, si e tillë mbetët ndër gazetat më të dashura dhe më  të adhuruara  nga pjesa më e madhe e autorëve  dhe lexuesve në botën shqiptare...

Urojmë që kjo gazetë të mbetet gjithmonë ashtu siç ka qenë: E paanshme dhe e saktë në paraqitjen dhe përhapjen e së vërtetës në fushën e  informimit të opinionit dhe të gjitha shtresave shoqërore pa dallim!”, ka përfunduar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat