Haki Abazi: “Bota Sot” luajti rol të rëndësishëm të informimit, në situata mjaft komplekse të vendit

Politika

Haki Abazi: “Bota Sot” luajti rol të rëndësishëm të informimit, në situata mjaft komplekse të vendit

Nga: G.B Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:48
Haki Abazi

26 vite më parë, filloi rrugëtimin për informimin, raportimin, të vërtetën për popullin brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Me shumë sfida, peripeci, humbje të gazetarëve, gazeta kombëtare “Bota sot” vazhdon edhe sot pa u ndalur, pa u nënshtruar e rrëzuar nga askush.

Rrugën të cilën u munduan t’ia ndalin duke i vënë pengesa të shumta do ta vazhdojë, me shumë përkushtim e profesionalizëm, kundër dukurive negative, çdoherë në shërbim të lexuesve.

Për përvjetorin e 26-të të gazetës “Bota sot”, deputeti dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë fjalët më të mira, derisa e ka uruar për këtë përvjetor.

Ai thotë se gazeta ka luajtur rol të rëndësishëm për informim të drejtë dhe objektiv, duke shtuar se informimi korrekt është oksigjen për demokracinë.

“Bota Sot ka luajtur një rol të rëndësishëm të informimit të drejtë dhe objektiv në situata dhe procese mjaft komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Në një treg të çorientuar mbajtja e standardit të gazetarisë etike dhe rezistenca për të vazhduar punën, duke e ballafaquar me zhurmën dhe jorrallëherë lajmin e pavërtetë, është një punë shumë e madhe dhe e vështirë. Por gjithsesi puna me vlerë dhe informimi korrekt është oksigjen për demokracinë dhe qytetari aktive”, ka deklaruar Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat