Ky ministër i Kurtit e bënë gati raportin 100 ditor, ja çfarë përfshinë ai

Politika

Ky ministër i Kurtit e bënë gati raportin 100 ditor, ja çfarë përfshinë ai

Nga: A.Morina Më: 28 qershor 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Qeveria Kurti II, këtë të mërkurë bënë 100 ditëshin qeverisës. 

E me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, ditë më parë ua ka kërkuar të gjithë ministrave të kabinetit qeverisës t’i fillojnë përgatitjet për raportin e 100 ditëshit. 

E këtë raport, e ka përfunduar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. 

Këtë gjë, ministri e ka konfirmuar gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”. Gjithashtu, ai tregoi edhe përmbajtjen e këtij raporti 100 ditor, ku përfshihen disa projekt propozime dhe nisma ligjore. 

Image
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

“Ne kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe dorëzimin e raportit 100 ditor tek qeveria, duke i përfshirë punët e përfunduara, projekt propozimet si dhe nismat ligjore të cilat janë të përfshira në planin e punës të MAPL-së”, deklaroi Krasniqi. 

Tutje, ai foli edhe për bashkëpunimin me kryeministrin Kurti gjatë kësaj kohe. Krasniqi u shpreh se koordinimi i ministrisë së tij dhe qeverisë deri më tani ka qenë i shkëlqyeshëm për sa i përket përkrahjes së nismave ligjore të MAPL-së dhe fushave tjera koordinuese. 

“Bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Qeverisë që nga fillimi e deri më tani ka qenë i shkëlqyeshëm për sa i përket përkrahjes së nismave ligjore të MAPL-së dhe fushave tjera koordinuese, duke pasur gjithmonë derën e hapur për të adresuar çështjet tona në qeverinë Kurti”, theksoi ai. 

*Intervistën e plotë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat