Krimet, kërkohet ndëshkimi i individëve që nuk e paditen Serbinë

Politika

Krimet, kërkohet ndëshkimi i individëve që nuk e paditen Serbinë

Nga: A.M. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 23:04
Ilustrim

Dy kriminelët Jovica Stanishiq, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, janë dënuar nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Ata janë dënuar me nga 12 vjet burgim për krimet e kryera gjatë luftërave.

Gjithashtu, Stanishiq dhe Simatoviq, njihen ndryshe edhe si bashkëpunëtorët e kaspait të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Lidhur me këtë, analisti politik, Rexhep Shahu një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ka rëndësi që u dënuan Stanishiq e Simatoviq, dhe u shpallen fajtorë.

“Shpallja fajtor ka rëndësi dhe jo vitet e burgimit të një të dënuari. E rëndësishme është se u shpallen fajtorë dhe u dënuan serbët. Dy serbët edhe të dënoheshin me njëmijë vite burg, nuk kompensohen dëmet që i kanë bere Kosovës. Rëndësi ka që u dënuan, u shpallen fajtorë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Shahu ka folur edhe për padinë e paralajmëruar kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për padi ndaj Serbisë është në vazhdën e parullave që përdorim në shqiptarët për politikë lokale jo ndërkombëtare. Asnjë vlerë nuk kanë këto parulla pas dy dekadave që ka mbaruar lufta dhe në thelb na nxjerrin qesharake tani që kërkojmë të bëjmë padi ndaj Serbisë. Bota thonë tani u kujtuan shqiptarët. Po ku ishin deri tani. Nëse flitet për padi për gjenocid, ajo duhet kopsitur që të mos dështojë si të më tjerët”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Më tej, Shahu i ka numëruar paditë të cilat do të duhej të ngritshin nga shqiptarët.

“Nëse flitet për padi të tjera, ja një sërë padish të munguara nga shqiptarët: Disa nga padite e munguara shqiptare kundër shtetit serb:

-Padi për viktimat civile të pagjetura të zhdukura nga pala serbe.

-Padi për masakrimet e civileve në Kosovë.

-Padi për përdhunimet.

-Padi për mijëra e mijëra banesa të shkatërruara, të djegura.

-Padi për bagëtitë e vrara e djegura, për prodhimet bujqësore.

-Padi nga Shqipëria administrative për 1400 hektarë të mbjella me mina serbe mina të vendosura me duar nga ushtaret serbe.

-Padi për 53 shqiptaret e Shqipërisë të vdekur dhe 274 të mbetur sakate nga minat serbe në Kukës-Has-Tropoje.

-Padi për bagëtitë e vrara nga minat serbe, për banesat e shkatërruara, për bereqetin e djegur e të pa realizuar”, ka shpjeguar Shahu për “Bota sot”.

Në fund, ai ka treguar se kush duhet të ndëshkohet për mos ngritjen e padive përgjatë këtyre viteve ndaj Serbisë.

“Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhen ndëshkuar edhe pse nuk kanë përkrahur, nxitur e asistuar qytetare në Shqipëri e Kosove që të bëjnë padi individualisht kundër shtetit serb. Nëse shqiptarët do të bënin paditë e duhura, në kohen e duhur kundër shtetit serb, në gjykatat e duhura, sot serbet nuk do të guxonin të vishnin kostumin e viktimës dhe t'ua linin në duar shqiptarëve kostumin e xhelatit”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat