Shahu: Enveristët janë gati të shkelin mbi shqiptarët e Kosovës për të fituar simpati serbe

Politika

Shahu: Enveristët janë gati të shkelin mbi shqiptarët e Kosovës për të fituar simpati serbe

Nga: M.L Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:08
Edi Rama, Goran Bregoviç

Këngëtari nga Serbia Goran Bregoviç pas pak ditësh do të mbajë koncert në qytetin e Korçës, në kuadër të Festivalit të Birrës atje.

Pavarësisht kundërshtimeve të shumta, reklamat për performancën e Bregoviçit, janë vendosur nëpër hapësira të ndryshme publike. Ky këngëtar, pas Korçës do të udhëtojë për të kënduar edhe në Moskë të Rusisë.

Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ndërlidhë koncertin e Bregoviçit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili siç thotë ai nuk e ndjen dhembjen e Kosovës.

Image
Rexhep Shahu

“Bergoviçin nuk e dua sepse nuk e duan shqiptarët e Kosovës. Kaq e thjeshtë është. Edi Rama rri në pushtet nga përkrahësit e Bergoviçit, rri në pushtet me përkrahjen e sponsorëve të Bergoviçit, i cili do këndojë në Korçë për hatër të Edi Rames e për inat të shqiptarëve të Kosovës e fill pas Korçës do këndojë në Moskë. Edi Rama qeveris me inat, qeveris vetëm, nuk pyet askënd, ashtu e duan të tijtë, sillet si shumë i emancipuar e i kultivuar, shtiret deri më jargavitje sikur ndjen dhimbjen njerëzore, ndjen dhimbjen e afganëve, por nuk i dhemb dhimbja e shqiptarëve të Kosovës. Edi Rama nuk e ndjen Kosovën e dhimbjen e saj. Ky është fakt i vetëm, i mjaftueshëm për mua që të mos e dua dhe të mos jem dakord që ai të bilbiloje në Korçë e askund në Shqipëri. Unë nuk do të zihem me vëllanë për kofshine”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas publicistit, këtu bëhet fjalë për një koncert artistik-politik.

“Nuk do të gjurmoj fakte të tjera se nuk jam ekspert as juri dhe nuk e kam këtë qëllim, nuk bëhet fjalë për festival këngësh, bëhet fjalë për një koncert artistik politik në Korçë. Politik sepse u zgjodh ai këngëtar serb e nuk u zgjodh pahiri në këto momente e nuk u zgjodh p.sh një italian apo grek, apo rus a spanjoll. Serbët nuk kanë nevojë që ca shqiptarë të bëhen serbe e më serbe se serbët e as shqiptarët nuk kanë nevojë që ndonjë serb të bëhet shqiptar. Unë nuk jam internacionalist, as modern, as deledash as spiun. Ju qe e doni shumë, ju modernet, kozmopolitet, ju shijuesit e artit elitar, mund ta merrni Bergoviqin nëpër shtëpitë tuaja, në odat tuaja të bëni muzikë dhome me të, mund ta bëni dhëndër, kumbar, krushk mund ta bëni, por nuk mund të më imponohemi ta dua Bergoviqin edhe kur nuk e do Kosova”, shprehet Shahu.

Ai thotë se nuk e do Bregoviçin as edhe pse e duan ideologjikisht e politikisht e internacionalikisht disa enveriste në Kosovë, disa njerëz që kanë bërë edhe burg në Jugosllavi dhe duan Enverin më shume se vëllanë.

“Pro Bergoviçet, enveristet e Kosovës, modernet shqiptarë as dele as dash që jetojnë edhe nëpër botë e që shiten si mendjet e arta shqipe, ata që na thonë idiote a nuk shihni se presidenti serb Vuçiq pret Inva Mulen... pra a nuk shihni sa i mire është Vuçiqi... po vazhdojnë të na vënë me shpatulla për muri dhe të na thonë vrazhdë, faktet, ku i kini faktet që është i keq Bergoviçi, pse nuk e doni Bergoviçin”, nënvizon Shahu.

Për Rexhep Shahun, arroganca e miqve e servileve të qeverise Rama është e pështirë.

“Kujtojnë se po ia bëjnë qejfin Edi Rames dhe nuk e dinë as e kuptojnë se Edi Rama as nuk ka nevojë për servila e as nuk i llogarit, nuk i hyjnë në pune. Ku i kini faktet se është i keq Bergoviq pyesin me cinizëm. Unë e kam shtruar dhe e shtroj kështu problemin, nuk e di a është i keq a i mire Bergoviç, nuk e di kush e do e kush jo nga shtetet e ndryshme, por di se masa apo opinioni në Kosovë nuk e do se ai këngëtar i kujton masakrat serbe. Vetëm pse nuk e duan shqiptarët e Kosovës që janë vëllezër me mua nuk e dua as unë Bergoviçin, nuk jam dakord që disa dekadashe ta ftojnë në Shqipëri, nuk jam dakord dhe kaq, është e thjeshtë. Po nuk erdhi e nuk këndoi ai në Korçë nuk shuhet dielli, por edhe po këndoi ai në Korçë nuk bien njerëz nga qielli... Dava tallavaje politike aspak artistike”, tha ai.

Ai thekson se nuk do të lejonte që për një Bergoviç, apo Vuqiq, apo për cilindo njeri të ndizej debat i kotë dhe retorikë fyese mes shqiptarëve.

“Sa poshtë kemi rënë, për një serbo-boshnjak-kroat-cigan-apo qoftë ufo a marsian zihen shqiptarët me njeri tjetrin. E bëjnë Bergoviçin kauzë. Disa të kultivuar gjasmë, duan me shume një serb se vëllanë në Kosovë. Bëhen me serbin. Si në kohën e Titos dhe vëllazërim bashkimit, apo si në kohën e Enverit kur shkruante Zëri i popullit, miqtë kosovare e vëllezërit kineze. Shqiptarët enveriste të Shqipërisë që duan ti hyjnë te b.. Edi Rames na turren, ku i kini faktet kundër Bergoviçit dhe na tregojnë se e njohin dhe hyjnë garant për Bergoviçin dhe nuk e fshehin përbuzjen kundër shqiptarëve të Kosovës dhe bëhen më Bergoviqin e jo me shqiptarët folklorike nacionaliste”, potencon Shahu.

Tutje ai tregon edhe grupin ideologjik që janë gati të shkelin mbi shqiptarët e Kosovës për të fituar simpati serbe.

“Enveristë të ndryshëm që sot nuk u falet enverizmi se ka tri dekada që janë njohur ligjësitë e Enverit, enveristë të Kosovës që thonë mirë ua ka bërë Enveri kosovarëve që e linin borë dhe e gjenin dimër në Shqipëri, mirë ua ka bërë qe i ka vra e masakruar, pra enveriste mbase spiuna që shiten edhe si pronare apo ideologë të luftës, që lavdërojnë Vuçiqin se pret Inva Mulen këngëtare nga Tirana dhe gjasmë ne apo Rama nuk po presim me lule Bergoviqin, enveristë që janë dakord me çdo të ligë që bën Edi Rama apo socialistët e komunistët kundër Kosovës, janë dakord me Titon dhe Enverin edhe pse kanë bërë burg nga Tito dhe Enveri, këto pra na janë turre e po na mbysin për Bergoviqin dhe janë gati të shkelin mbi shqiptarët e Kosovës për të fituar simpati serbe”, thekson ai.

Shahu shton se serbë e shqiptarë jemi të “dënuar” të jetojmë bashkë, të bashkëjetojmë pas luftërave e vrasjeve, por na ka hije të bashkëjetojmë me dinjitet, të mos ia cenojnë krenarinë e dinjitetin tjetrit.

“Serbët nuk kanë nevojë që ca shqiptarë të bëhen serbë e më serbë se serbët, e as shqiptarët nuk kanë nevojë që ndonjë serb të bëhet shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat