Analisti ngre alarmin: Shqiptarët të përgatiten për më të keqen, nga Serbia...

Politika

Analisti ngre alarmin: Shqiptarët të përgatiten për më të keqen, nga Serbia...

Nga: A.Z Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:39
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu thotë se marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme të krerëve të shtetit serb karshi Kosovës, ekziston rreziku për tensionim të raporteve Kosovë-Serbi.

Por, sipas tij, prezenca e pesë diplomatëve amerikanë të angazhuar në Ballkan, është garancë që nuk do të përsëritet e kaluara.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nevoja për të qenë në fqinjësi të mirë me shtetin serb është fatkeqaësi në vete, por siç thotë ai, jemi me fat që për çështje të sigurive territoriale kemi NATO-në, andaj Serbia nuk guxon të kaloj përtej kërcënimeve.

“Vetë nevoja për të qenë në fqinjësi me një shtet si Serbia, e cila në të gjitha segmentet shtetërore e shoqërore, është e koncentruar dhe ndikuar nga ideja e sëmurë nacionaliste është fatkeqësi në vete. Natyrisht që ketë e ka dëshmuar edhe e kaluara jonë historike, e për fat të keq po e dëshmon edhe e tashmja. Ne jemi me fat që për çështje të sigurisë territoriale të Kosovës përgjegjësinë e ka KFOR, përkatësisht NATO dhe bazuar në ketë fakt Serbia nuk guxon të kaloj përtej kërcënimeve të vazhdueshme, të cilat me shumë kanë për qëllim konsumin e brendshëm se sa realitetin”, tha ai.

Tutje ai shtoi se për ne opsion gjithnjë duhet të mbetet përgatitja për më të keqen, madje duhet bërë edhe avancimin e të arriturave në çdo fushë.

“Ndryshe, pa këtë fakt, Serbia nuk do të ndalonte asnjëherë të jetë kërcënim jo vetëm për Kosovën por dhe me gjerë. Në fakt, Serbia me sjelljen e sajë po vë para sprovave edhe vetë bashkësinë ndërkombëtare, e cila është e obliguar të merret me ta shkaku i pozitës së saj gjeografike. Për ne shqiptarët duhet të mbetet çdoherë opsion përgatitja për me të keqen, sepse nga nuk ke çfarë pret ndryshe. Në ketë kontekst, e vetmja gjë që mund dhe duhet të bëjmë është avancimi i të arriturave të Kosovës në të gjitha fushat, e kjo bëhet me profesionalizëm, me shtet ligjorë e mbi të gjitha me unitet”, ka përfunduar Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat