“Të uritur për para e seks”, Naim Miftari kërkon arrestimin e Ahmet Shalës dhe Adem Grabovcit

Politika

“Të uritur për para e seks”, Naim Miftari kërkon arrestimin e Ahmet Shalës dhe Adem Grabovcit

Nga: N. Sh. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:04
Ahmet Shala dhe Adem Grabovci

Privatizimet në Kosovë, kanë nëdodhur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Dhjetëra fabrika dhe mijëra hektarë tokë janë shitur nga shteti i Kosovës, të cilat në shumë raste pothuajse janë falur.

Tokat që janë privatizu me një çmim prej 3 euro, janë shitur më pastaj nga privatizuesit, apo janë shpronësuar nga shteti me mijëra euro.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, të gjitha fabrikat e pronat publike që janë shitur duhet të konfiskohen nga Prokuroria.

“Të gjitha shitblerjet që janë bërë me spin-off nga AKM-ja, e cila ishte banka e krimit të organizuar në Kosovë, e që kontratat 99% nuk janë realizu duhet me u konfisku, pra pronat, fushatë, fabrikat, duhet që shteti, Prokuroria me u merr me pronarët dhe blerësit e tyre e që 99% të atyre blerësve dalin të jenë nga PDK, LDK, AAK, dhe AKR”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari kërkon që të arrestohen Ahmet Shala e Adem Grabovci.

“Askush nuk e din çka është hajnia e krimi i ogranizuar pa u arrestua Ahmet Shala dhe Adem Grabovci që ishte një përfaqësues i AKM-së, kisne i sindikatave të punëtorëve a në fakt, mbronte politikanët e korruptuar që me parat e vjedhura nga 3% të Qeverisë Bukoshi dhe nga paratë e vjedhura nga Fondi Vendlindja Thërret, profiterët e luftës dhe politikanët e korruptuar, blenë pasurinë e Kosovës për vete dhe për oligarkët e tyre”, thekson tutje Miftari.

Miftari shprehet se “AKM është themeli i mafias politike të Kosovës”, duke shtuar se ka mijëra hektarë tonë që i kanë shitur me nga 50 cent arin.

“Kjo ishte plaçkitija më e madhe që iu bë pronave shtetëror të Kosovës, që nga viti 1946-47”.

“As komunistat jugosllav e serbë nuk e kanë plaçkitur e nuk e shkatërruan ekonominë dhe pasuinë e Kosovës, sikurse këta keqbërësat, këta KOBRAT tanë, të uritur për para e seks”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat