Me angazhimin e Anglisë, Kosova ka pozitë më të favorshme në dialog - Kurrsesi nuk duhet lejuar dëmtimin e shtetit tonë

Politika

Me angazhimin e Anglisë, Kosova ka pozitë më të favorshme në dialog - Kurrsesi nuk duhet lejuar dëmtimin e shtetit tonë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 7 dhjetor 2021 Në ora: 08:00
Foto nga takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, arkiv

Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është më e favorshme. Rusia përmes Serbisë po dëshiron të dominojë në Ballkan.

Britania e Madhe për herë të parë e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të ketë rol të rëndësishëm.

Ai është një nga gjeneralët më me përvojë britanik, që ve[ tjerash e ka udhëhequr Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilën pozitë e lë këtë vit.

Gjenerali Stuart Peach është specialist i forcave ajrore.

Ai ka shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2000, Peach ka qenë komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat