Pozicionimi i Grenellit/ Analisti tregon se çfarë do të bënte po të kishte pushtet

Politika

Pozicionimi i Grenellit/ Analisti tregon se çfarë do të bënte po të kishte pushtet

Nga: A.M. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 23:17
Richard Grenell

Diplomati amerikan, Richard Grenell njihet shumë për afërsinë e tij me udhëheqësit serbë dhe për mbështetjen e politikave serbe.

Kjo, vërehet edhe pas një darke të mbajtur në Uashington, ku prezent ishte edhe ambasadori serb, Marko Gjuriq.

Ky i fundit, ishte në një darkë të organizuar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se afërsia e Grenellit me udhëheqësit serbë kanë një afërsi që një kohë të gjatë.

Mirëpo, Ahmeti tha se nuk mund të ketë shumë rreziqe nga afërsia e Grenellit me shtetin serb, pasi fuqia politike është zvogëluar.

Image
Analisti politik, Hidajet Ahmeti

“Mendoj se zoti Grenellka shpërfaqur në vazhdimësi afërsinë me zyrtarët e shtetit serb dhe kjo diçka e njohur. Por, tash kur dihet pozicioni i tij atëherë nuk mund të flasim me siguri, pasi fuqia e tij është shumë e minuar për të lëvizur ndonjë proces përpara në dobi të Serbisë”, deklaroi ai.

Më tej, analisti u shpreh i bindur nëse Grenelli do të kishte më shumë pushtet do të bënte çmos që të ndihmonte shtetin serb.

“Por, me siguri të plotë mund të themi se zoti Grenell është treguar një mik i mirë i Serbisë dhe nëse do të kishte pushtetin dhe autoritetin do të bënte të pamundurën të ndihmonte shtetin serb”, përfundoi Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat